image Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Futboll

Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

news image

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar rekord historik sonte, shkruan Sporti në Sinjali.

Në ‘Mapei Stadium’, Juventusi dhe Napoli janë duke zhvilluar ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

Ndeshja momentalisht është duke u zhvilluar, teksa rrugën për te goli e ka gjetur Ronaldo.

35 vjeçari e shënoi në minutën e 64-të golin e tij të 760-të në karrierë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Me golin e shënuar sonte, Ronaldo theu rekordin e Josef Bican, i cili kishte shënuar 759 gola. /Sporti në Sinjali/.