image Ronaldo arrin marrëveshje personale me Cityn, pritet vetëm pajtimi i Juventusit

Futboll

Ronaldo arrin marrëveshje personale me Cityn, pritet vetëm pajtimi i Juventusit

news image

Cristiano Ronaldo është duke e kompletuar kalimin te Manchester City, shkruan Sinjali Sport.

Sulmuesi portugez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Citizens, raporton gazetari portugez Gonçalo Lopes.

Për t’u përmbyllur marrëveshja duhet të pajtohet vetëm edhe Juventusi, por skuadra italiane pret ndonjë ofertë të mirë apo ndonjë lojtarë në shkëmbim.

Ronaldo e ka shprehur interesimin për të iu bashkuar Man Cityt, para se të largohet për në Amerikë në MLS, thotë në një nga shkrimet e tij, Lopes.

 /Gazeta Sinjali Sporti/