image Roma me çdo kusht e do Xhakan, i ofron Arsenalit shkëmbim të lojtarëve

Futboll

Roma me çdo kusht e do Xhakan, i ofron Arsenalit shkëmbim të lojtarëve

news image

Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka, raporton Sinjali Sport.

Sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, Arsenal ka kërkuar nga klubi italian të paguajë 17 milionë euro për transferimin e shqiptarit.

Roma synon ta mbyll marrëveshjen para kampionatit Evropian, duke marrë parasysh se çmimet e lojtarëve rritën kur kanë paraqitje të mira.

Deri me tani, Roma ka ofruar 13 milionë euro dhe ka dhuruar mundësinë e një lojtari plus para, duke ofruar Cengiz Under ose Amadou Diawara.

Under kaloi edicionin e kaluar huazim te Leicester, derisa Diawara ‘luftojë’ për pozitën bazë të Roma.

“Topçinjtë” ende nuk kanë kthyer përgjigje për këtë situatë. /Gazeta Sinjali Sporti/