image Robotë në vend të gazetarëve, iniciativa e kompanisë amerikane që do të nis nga kjo verë

Robotë në vend të gazetarëve, iniciativa e kompanisë amerikane që do të nis nga kjo verë

news image

Kompania gjigante, Microsoft do t’i zëvendësojë dhjetëra gazetarë të faqes së së saj, MSN me sisteme automatike që do t’i përzgjedhin lajmet.

Aktualisht, përzgjedhja e lajmeve nga agjencitë mediatike dhe vendosja e titujve e fotove në faqen e MSN bëhet nga gazetarë. Por, sipas “Seattle Times”, kjo gjë do të bëhet nga inteligjenca artificiale duke nisur nga kjo verë.

Vetë Microsoft bëri me dije me anë të një komunikate për shtyp se kjo gjë nuk bëhet për shkak të krizës së koronavirusit: “Si çdo kompani, ne vlerësojmë punën tonë herë pas here. Kjo gjë çon në rritje të investimeve në disa sektorë dhe ndonjëherë në shkurtim vendesh pune në sektorë të tjerë. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemisë”.

Microsoft, si shumë kompani të tjera teknologjie, paguan kompanitë mediatike për të përdorur lajmet e tyre në faqen e internetit. Nga ana tjetër, punëson gazetarë për të vendosur se kush lajme duhen postuar dhe si duhet organizuar faqja.

Mendohet se do të jenë rreth 50 vende pune që do të shkurtohen nga Microsoft deri në fund të qershorit. /Gazeta Sinjali/