image Rizvanolli thotë ‘’izoloni shtëpitë’’, Balaj i thotë “na subvenciono”

Politikë

Rizvanolli thotë ‘’izoloni shtëpitë’’, Balaj i thotë “na subvenciono”

news image

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Podujevës të udhëhequr nga Vetëvendosje, Pajtim Balaj, në një postim në Facebook është tallur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Reagimi i drejtorit erdhi pasi që ministrja u është drejtuar qytetarëve të izolojnë shtëpitë e tyre para se të behët ftoftë.

Në postimin e parë që e ka bërë ai ka pyetur Ministren se a ka mundësi që qeveria ta bëjë subvencionimin e izolimit.

Në formë tallëse ai ka cekur se po pyet për një shok dhe ka treguar se Komuna e Podujevës është në përfundim të izolimit të banesave kolektive.

Pak më vonë i njëjti ka edituar statusin e tij duke e lënë vetëm pjesën e parë.

/GazetaSinjali/