image Rita uron Bebe Rexhën për datëlindje me një foto provokuese

Bota e Yjeve

Foto/ Rita uron Bebe Rexhën për datëlindje me një foto provokuese

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur që ta urojë publikisht për datëlindjen këngëtaren gjithashtu të njohur, Bebe Rexhën.

Rita këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.

Urime 30 vjetori për motrën time nga një zonjë tjetër. Bebe Rexha vazhdo të jesh vajza e guximshme që je. Shpresoj që të kesh ditën dhe shfaqjen më të mirë. Të dua motër!!!”, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar.

Në këtë fotografi të shpërndarë shihen Rita dhe Bebe duke u puthur në buzë. Këtë puthje artistet shqiptare e shkëmbyen në “MTV Video Music Awards 2018”.

Kujtojmë që Rita dhe Bebe kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën, duke mos hezituar të publikojnë herë pas herë fotografi edhe në rrjetet sociale./Sinjali/