image Ristiq: Qytetarët e Kosovës në Serbi trajtohen njëjtë si ata të vendeve fqinje

Rajon

Deklaratë/ Ristiq: Qytetarët e Kosovës në Serbi trajtohen njëjtë si ata të vendeve fqinje

news image

Deputeti serb, Slavisa Ristiq ka deklaruar se serbët e Kosovës po trajtohen në Serbi saktësisht njësoj si qytetarët e vendeve fqinje, që dëshmon edhe fakti se secili që do nga Kosova të vijë në Serbi gjatë kohës së koronavirusit, duhet të karantinoret për 28 ditë.

Ristiq akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin se që nga momenti i gjendjes emergjente, i cili përfshiu edhe mbylljen e kufijve, është përpjekur që të njëjtën marrëdhënie ta ketë edhe me krahinën e tij, siç bëri edhe me të gjithë shtetet tjera fqinje”.

“Nëse dëshironi që nga Kosova, si qytetar i Republikës së Serbisë, nga kjo pjesë të territorit të Serbisë të kaloni në Serbinë qendrore, do të duhet të qëndroni 28 ditë në një nga karantinat në Serbinë qendrore”, tha Ristiq.

Ai shtoi se “nëse dëshironi që nga Serbia qendrore të kaloni në territorin e Kosovës, atëherë do të duhet të karantinoheni në shtetin e ashtuquajtur të Kosovës. Është absolutisht i njëjti regjim si me shtetet tjera, kështu që gjithçka është plotësisht e qartë dhe e dukshme”.

“Megjithatë, ky nuk është rasti i parë, dhe as rasti i vetëm kur qytetarët e Republikës se Serbisë nga territori i Kosovës dhe Metohisë janë në të vërtetë qytetarë të klasit të dytë, d.m.th Beogradi ata i trajton si qytetarë të huaj”, shtoi Ristiq.

Ai përmendi edhe dokumentet e udhëtimit, duke thënë se “serbët nga Kosova dhe Metohija, pra qytetarë të republikës së Serbisë, nuk mund të kenë pasaporta pa viza, dhe se atyre po u lëshohen disa pasaporta që nuk shërbejnë asgjë dhe me të cilët nuk mund të udhëtojnë askund”.