image Rinumërohen 268 kuti të votimit

Rinumërohen 268 kuti të votimit

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i kutive të votimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Sinjali se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 268 nga 552 kuti votimi.

“Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së”, ka thënë Elezi. /Gazeta Sinjali/