image Rikthimi i eksporteve kosovare, mirëpritet nga prodhuesit

Prodhime Vendore

Rikthimi i eksporteve kosovare, mirëpritet nga prodhuesit

news image

Shfuqizimi i vendimit të Qeverisë për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri eksportit të produkteve themelore agro-ushqimore të datës 13 prill 2022, është mirëpritur nga prodhuesit e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Berat Mustafa, tha Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të përkohshëm të eksportit të produkteve agro-bujqesore.
Sipas tij vendim ky, i cili shënon një hap boshtor, tejet të rëndësishëm për aktivitetet prodhuese dhe sektorin në të cilin ne operojmë.

“Lajmi nuk ndërthur vetëm interesat tona, por të tërë ekonomisë vendore, pasi biznesi dhe produktet që ne ofrojmë sjellin shumë fitime që shihen si burim për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Mustafa.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovs theksoi se me padurim po presin që ashtu siç kanë bërë deri më sot për tregun vendor, t’i mbajnë vlerat dhe produktet kualitative të arritshme edhe për tregun ndërkombëtarë.

Sipas Qeverisë shfuqizimi u bë bazuar në vlerësimin se ka përmirësim të situatës në furnizim me produktet esenciale ushqimore dhe të furnizimit me lëndën e parë në tregun e vendor.

Qeveria miratoi këtë vendim për të evituar humbjet e bizneseve prodhuese në Kosovë.

/GazetaSinjali/