image Rikthehet makthi në Kinë? Një tjetër konte në izolim nga koronavirusi

Shëndetësi

Botë/ Rikthehet makthi në Kinë? Një tjetër konte në izolim nga koronavirusi

news image

Një lajm tjetër i keq vjen nga Kina, atje ku i pati dhe fillimet pandemia e koronavirusit, e cila deri tani ka marrë jetën mbi 46 mijë personave në mbarë botën.

Konteja e Jian në provincën e Henan, rajon në kufi me Hubei që konsiderohet dhe epiqendra e pandemisë është vënë në izolim të plotë për të shmangur një valë të dytë infeksionesh.

Sipas autoriteteve shëndetësore të këtij rajoni, mbi 600 mijë banorë të Jian do të kenë leje të posaçme për të dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës apo do të detyrohen të mbajnë maska./Gazeta Sinjali/