image Rikthehen modelet e "ekipeve turistike", Bislimi vetë i 12-i në Bruksel

Politikë

Rikthehen modelet e “ekipeve turistike”, Bislimi vetë i 12-i në Bruksel

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, është duke qëndruar në Bruksel, aty ku zhvilloi takimi me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, raporton Gazeta Sinjali.

Ani pse takimi me Petkoviqin nuk solli ndonjë përparim në procesin e dialogut, ajo që bie në sy është numri i madh i pjesëmarrësve të delegacionit nga Kosova.

Bislimi është shoqëruar nga saktësisht 11 zyrtarë në vizitën e tij në kryeqytetin belg.

Ndonëse, Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar në vazhdimësi një praktikë të tillë, të “ekipeve turistike”, duket se Qeveria Kurti 2 do të vazhdojë këtë traditë të nisur nga qeveritë paraardhëse të saj./Gazeta Sinjali/