image Rifillon shqyrtimi kryesor ndaj deputetit të akuzuar për sulm dhe kanosje

Drejtësi

Rifillon shqyrtimi kryesor ndaj deputetit të akuzuar për sulm dhe kanosje

news image

Ka rifilluar shqyrtimi kryesor në rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetarit të Partisë së Bashkuar Gorane, Adem Hoxha, i akuzuar për sulm dhe kanosje.

Ky shqyrtim nisi me propozimin e prokurorit, Besim Susurit, pas tre muajsh nga seanca e fundit e mbajtur për këtë rast.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Susuri, i akuzuari u deklarua i pafajshëm, duke thënë se mbetet në tërësi pranë deklaratave të dhëna në seancat e kaluara.

Në deklaratat e tyre të shëna më herët, përkatësisht më 30 korrik 2019, mbetën edhe të dëmtuarit Berzati.

Njëri nga të dëmtuarit tha se nuk i kujtohet nëse ka poseduar ndonjëherë dokumente të rëndësishme shtetërore dhe nëse ia ka dhënë ato kryetarit të partisë, Fatir Berzati, kur u pyet nga mbrojtësi i të akuzuarit.

Madje, ai tha se nga kjo pyetje ndihet i rrezikuar ai dhe familja e tij.

“Unë nuk kam poseduar ndonjëherë dokumente të tilla të AKI-së, siç pandeh i akuzuari dhe nga kjo pyetje unë dhe familja ime sinqerisht e ndjejmë veten të rrezikuar për jetë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Prezent në seancën e së martës kanë qenë edhe dëshmitarët Selman Osmani, Abdullah Haliloviq, Neim Sahtiari, Nijazi dhe Berzat Sharr.

Gjykatësi Berisha ka bërë të ditur se në seancë nuk ka prezantuar dëshmitari Enes Sherifi, për të cilin tha se në fletëkthesë thuhet se i njëjti gjendet në Austri.

Ky shqyrtim u ndërpre, për shkak të pauzës së drekës dhe propozimiz zëz zë dëmtuarit Berzat Berzati dhe u caktua që të vazhdojë më 28 korrik 2020.

Adem Hoxha po akuzohet se më 26 nëntot të vitit 2017, në selinë e Parisë së Bashkuar Gorane (JPG) në Dragash, me dashje ka përdor forcë ndaj personit tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt të vitit 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë, që derisa të dëmtuarit Berzat Berzati dhe Fatir Berzati, kishin shkuar në selinë e partisë, ku fillimisht e kishin përshëndetur kryetarin e partisë, tani të pandehurin Adem Hoxha, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët “ti nuk meriton të më përshëndetësh mua”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Adem Hoxha gjatë bisedës është ngritur nga ulësja dhe i është drejtuar tashmë të dëmtuarit Berzat Berzati me fjalët “ti del në rrugë, sepse nuk je anëtar i partisë dhe nuk ke të drejt të qëndrosh aty”.

Aktakuza vazhdon se, i dëmtuari Berzati duke dalë jashtë, goditet me shqelma mbrapa nga i pandehuri dhe më pas ai e godet me grushte dhe shuplaka në fytyrë edhe të dëmtuarin Fatir Berzati.

Për këtë vepra, Hoxha po akuzohet seriozisht i kanos të dëmtuarit Fatir dhe Berzat Berzati, me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe.

Sipas prokurorisë, i akuzuari kishte shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë, kur ka vazhduar duke i kanosur të dëmtuarit me fjalët “ty dhe vëllain tënd kam me ju zhduk, ju keni me qenë shembull për të tjerët, familja ime është e rrezikshme” dhe kishte vazhduar me tutje me fjalët “ti dhe vëllau yt do ta mbani në mend se kush është Adem Hoxha, he ja u q***n***, r*** ”./Gazeta Sinjali/