image Rifillojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kosovë

Rifillojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë

news image

Magjistralja Prishtinë-Podujevë, është njëra prej rrugëve në të cilën janë shkaktuar ndër vite numri më i madh i aksidenteve, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë rrugë, për shkak të mospërfundimit të punimeve shpesh shkaktohen edhe kolona të shumta.

E një kohë pas ndërprejes së punimeve, në këtë magjistrale kanë rifilluar punimet.

Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni, deputet i Vetëvendosjes nga Podujeva.

“Gëzuar për rifillimin e punimeve e punë të mbarë, në magjistralen Podujevë-Prishtinë!”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/