image Rezulton e suksesshme prova e parë e makinës fluturuese në Japoni

Automjete

Rezulton e suksesshme prova e parë e makinës fluturuese në Japoni

news image

Një kompani japoneze ka njoftuar se prova e parë e një makine fluturuese rezultoi e suksesshme.

Sky Drive Inc e zhvilloi demonstrimin e saj public më 25 gusht, në Toyota Test Field.

Makina e quajtur SD-03, e drejtuar me një pilot, u ngrit dhe qarkulloi fushën për katër minuta.

Shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa tha se ndjehet shumë i lumtur pasi kanë arritur zhvillimin e një makine fluturuese.

“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.

SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe flutures, dhe zë hapësirën për parking gati sa dy makina të zakonshme.

Automjeti ka tetë motorë për t’ju siguruar njerëzve sigurinë për shkaqe emergjente. /Gazeta Sinjali/