image Revoltohet Labi pas masave të reja ndaj COVID-19: Ministër i defave, shpall gjendje lufte në Kosovë!

Bota e Yjeve

Revoltohet Labi pas masave të reja ndaj COVID-19: Ministër i defave, shpall gjendje lufte në Kosovë!

news image

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ka qenë në fokus të mediave, për shkak të deklaratave të tij lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend dhe masave kufizuese të Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Artisti së fundmi i ka reaguar ashpër ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.

Këtë reagim Labi e bëri dy ditë pasi Qeveria lehtësoi masat antiCOVID-19, duke ia zgjatur orarin gastronomisë për një orë, nga 22:30 sa ishte deri në 23:30. Ndërsa, me vendim të ri, muzika ndalohet pas orës 21:00.

Me këtë rast, këngëtari Labi ka ironizuar me ministrin Zemaj, nga i cili ka kërkuar që të shpallë gjendje lufte në Kosovë.

“Falemnderit ministër i çiftelisë dhe i defave! Moti është dashur me qenë ti nën udhëheqjen e ‘ESTRADËS SË VDEKUR’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi! Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”, ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i ruajtë mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muzikën edhe prej orës 2 të ditës, thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë!”, thuhet në reagimin e këngëtarit. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4383878875020796?xts[0]=68.ARDt785d_pQulkfjr7fU9ASZ9HnUzQaEENz1DNuw2G3DfIxeouuMukmK2xO3X4VisWsSeHuAxXDL04WD3wFUCA7zEfI5CfcOiPS3EJWbJRWbDfZ_f334u8UuaKu2WUnQzvO4e2mvLhfE6ykVhZ8-3eZU-GpiUBLnCBKcMEQ_EAtXzODHDvRNjCHG9sI_D2Orgn15TpKseuaE_IGjtkXL5twRXlbdNNRGG_K1rzjl6RcSQ-vyLZnlJrGpfRUFD6tr69SNjfRzIVdgpl8nidc1K8eXWKyfs7B_YsJ3tmMQcLlMoldPrh7qRCQvKY_ognz2FQ1F_E-9g6amSjvMlpjwzpIaPA&tn=-R