image Revoltë dhe dhunë në Kuvendin e Serbisë për masat që po kërkohen të zbatohen edhe në Kosovë

Rajon

Revoltë dhe dhunë në Kuvendin e Serbisë për masat që po kërkohen të zbatohen edhe në Kosovë

news image

Në Beograd po protestohet për shkak të masave të reja që ka marrë qeveria e Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto masa i ka prezantuar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Prej të mërkurës nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave ndërkaq në fundjavë do të ketë orë policore.

Sipas “b92.net”, qytetarët ia kanë dalë të hyjnë në Kuvend, por ata janë nxjerrë jashtë shpejtë.

Përveç qytetarëve raportohet se po protestojnë edhe anëtarë të disa organizatave dhe grupeve opozitare. Ndërkaq disa protestues nuk kanë lejuar të kalojë një automjet i ndihmës së shpejtë.

Policia nuk ka reaguar ashpër, ka arrestuar vetëm një person për shkak të sjelljes agresive ndaj tyre.

Sipas “Veçernje Novosti” me rastin e hyrjes së protestuesve në Kuvend, ata kanë hedhur fishekzjarrë në holl, ndërsa ka pasur shtyrje me policinë.

Ndërkaq sot Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë t’u binden masave të qeverisë së Serbisë.

“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, siç kanë bërë kohët e fundit, do t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria serbe dhe do të mbështesin Presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”.

./GazetaSinjali/