image Reperi i njohur kosovar ndahet nga e dashura pas shumë vitesh lidhje

Bota e Yjeve

Reperi i njohur kosovar ndahet nga e dashura pas shumë vitesh lidhje

news image

Ish-pjesëtari i grupit “Babastars”, Onat Shufta prej disa kohësh nuk është më aktiv në karrierën e tij muzikore.

Duket që këtë shkëputje të tijën ai e ka marrë për t’u fokusuar në jetën e tij personale pasi siç bëhet me dije për emisionin “Prive”, reperi kosovar është ndarë nga partnerja e tij prej disa vitesh, Fortesa Jakupi.

Onat i cili i ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës private, i ka pasur gjithnjë të rralla paraqitjet publike apo ato në rrjetet sociale me të dashurën e tij.

Ai për momentin duket më shumë i fokusuar në karrierë, pasi ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të sjell në treg këngën e tij më të re në bashkëpunim me Cozmanin.

Kënga me titull “Dysho”, i rikthen në bashkëpunim dy reperët e label-it ‘BabaStars’ pas një kohe relativisht të gjatë.


/GazetaSinjali/