image Reperi amerikan vritet me armë zjarri

Bota e Yjeve

Reperi amerikan vritet me armë zjarri

news image

Reperi amerikan ka mbetur i vrarë me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për reperin e njohur si Lil Marlo, 30 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në Atlanta.

Reperi, i cili nënshkroi me kompaninë Quality Control Music në vitin 2017, u qëllua mbrëmjen e së shtunës.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë për aksident rrugor, por kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur 30-vjeçarin të qëlluar për vdekje me armë zjarri.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Sinjali/