image "Rekordmeni" nga Polonia që dështoi 193 herë në provimin për patentë shofer

Të tjera

“Rekordmeni” nga Polonia që dështoi 193 herë në provimin për patentë shofer

news image

Një person në Poloni ka dështuar 193 herë në testin teorik për patentë shofer, për të cilin deri më tani ka shpenzuar më shumë se 1,300 euro.

Kjo është historia e një 50-vjeçari nga Polonia, përkatësisht nga Piotrkow Trybunalski, një qytet i vogël afër Lodza.

Bëhet fjalë për burrin që aplikoi për provimin e 193-të për patentë shofer.

“Të gjithë duam që ai të kalojë provimin teorik”, tha Dariusz Misztal nga qendra lokale.

Kur ai filloi që të marrë patentë shoferin ishte 33 vjeç dhe rregullat ndryshuan.

Ai deri më tani ka shpenzuar rreth 1,300 euro në provimet teorike.

Statistikat nga Piotrków tregojnë se kjo është një nga qendrat më të mira në Poloni, ku më shumë se 70 për qind e të anketuarve marrin patentë shoferin me të parën.

“Ndoshta do të ishte mirë të kishte një rregull në Poloni që do të ndalojë një kandidat për të marrë provim më shumë se 20 ose 30 herë”, tha instruktori Stanisław Kobusiewicz.

HAK Revija shkruan se provimi teorik në Poloni aktualisht ka 32 pyetje për të cilat ndahen 1 deri në 3 pikë. Numri maksimal i pikëve është 74, dhe duhen 68 për të kaluar.

/GazetaSinjali/