image Rekord i zi në Kroaci, shënohet shifra më e lartë e të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Evropë

Rekord i zi në Kroaci, shënohet shifra më e lartë e të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

news image

Autoritetet në Kroaci kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 raste pozitive me COVID-19, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet.

Tre pacientë vdiqën si pasojë e infektimit me këtë virus, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Midis tyre, 269 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 15 janë në respirator.

Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 634.

Që nga 25 shkurti, kur u konfirmua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më sot, gjithsej 11 mijë e 94 njerëz janë infektuar, 194 prej tyre kanë vdekur dhe 8 mijë e 266 janë shëruar.

Gjithsej janë testuar 179 mijë e 838 njerëz. /Gazeta Sinjali/