image Rekord i rasteve ditore me COVID-19 në Shqipëri, vdesin edhe 5 persona

Shqipëri

Rekord i rasteve ditore me COVID-19 në Shqipëri, vdesin edhe 5 persona

news image

Shqipëria ka regjistruar 5 viktima si pasojë e virusit COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 154 raste të reja dhe 64 të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616″, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Sinjali/