image Refuzoi izolimin, shteti me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në Evropë

Botë

Botë/ Refuzoi izolimin, shteti me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në Evropë

news image

Shteti i cili ka refuzuar izolimin dhe masat kundër koronavirusit, Suedia ka regjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë banorë si pasojë e këtij virusi gjatë javës së fundit, sipas statistikave të “Our Ëorld In Data”.

Sipas mediave në Itali, kjo dëshmon se modeli suedez, nuk funksionon.

Vendi shënoi një ditë më parë numrin më të madh të jetëve të humbura për frymë në të gjithë kontinentin e vjetër. Në Mbretërinë e Bashkuar, vdekshmëria është 5,75 në ditë për një milion vetë, në Belgjikë 4,6, në Francë 3,49 dhe në Itali, mesatarisht 3, shkruan Corriere della Sera.

Suedia nuk e vendosi kurrë karantinën dhe preferoi të inkurajonte ndjenjat personale të përgjegjësisë tek qytetarët e saj, duke i kërkuar të qëndrojnë në shtëpi vetëm atëherë kur janë të sëmurë e të ruajne në publik distancën sociale.

Vendi regjistroi në prill muajin më vdekjeprurës prej gati tre dekadash. Qasja suedeze ndaj koronavirusit është kritikuar brenda dhe jashtë kufijve, veçanërisht pasi numri i viktimave atje, mbi 3 mijë e 800, i tejkaloi shume shifrat në vendet nordike fqinje, të cilat vendosën masa të ashpra izolimi./GazetaSinjali/