image Refuzohet kërkesa për paraburgim ndaj Naim Bazajt – Gjykata vendos arrest shtëpiak

Siguri

Refuzohet kërkesa për paraburgim ndaj Naim Bazajt – Gjykata vendos arrest shtëpiak

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht dje për një aksion nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të Naim Bazaj.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se sot në Gjykatën Themelore në Fushë Kosovë është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Naim Bazajt, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimet për detyrim dhe prezantim të rremë si person zyrtar, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke vlerësuar se kushtet ligjore nuk janë plotësuar, dhe në vend të saj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, provat e paraqitura deri më tani nga organi i ndjekjes nuk e mbështesin fuqishëm inkriminimin e Bazajt, veçanërisht në lidhje me veprën penale të detyrimit dhe prezantimit të rremë, ndërsa gjasat janë reale që çështja të mos e kalojë filtrin gjyqësor në këtë drejtim.

Rasti pritet të zhvillohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që mbrojtja e të dyshuarit ka paralajmëruar kundërshtim të akuzës në fazat e ardhshme.

Sinjali do të përcjellë të gjitha zhvillimet lidhur me këtë rast që ka ngjallur reagime pas bastisjes ku u sekuestrua një arsenal armësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/