image Refuzohen rreth 19 mijë zarfe me fletëvotime të votuesve nga diaspora

Refuzohen rreth 19 mijë zarfe me fletëvotime të votuesve nga diaspora

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave dhe vlerësimit të pakove nga diaspora është në përfundim, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë që deri më tani numri i zarfeve  të refuzuar me fletëvotime nga votuesit jashtë vendit ka shkuar në 18 mijë e 766.

Jemi në fazën e vlerësimit edhe të 43 mijë pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë . Deri më tani kemi 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime, të aprovuara 48 mijë e 725 zarfe me fletëvotime, si dhe 18 mijë e 766 zarfe të refuzuara”, ka thënë ai.

Elezi dha detaje edhe për procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve.

Deri më tani në QNR janë rinumëruar diku 70% ose 377 vendvotime nga 552 sa është numri i tyre të përgjithshëm pas vendimit të fundit të KQZ’së”, ka thënë më tutje ai. /Gazeta Sinjali/