Real Madridi ka zyrtarizuar blerjen e brazilianit, Vinicius Tobias, shkruan Sinjali Sport.
Madrilenët shfrytëzuan luftën në Ukrainë që bëri që liga të ndërpritej, kësisoj braziliani, i cili ishte pjesë e Shakhtarit, u transferua te madrilenët.
Tobias ka një parakontratë për pesë sezone me Real Madridin në rast se klubi do të aktivizojë opsionin e blerjes në vitet e ardhshme, sipas Romanos.
Lojtari u regjistrua zyrtarisht në Real Madrid Castilla sot.