image Reali gjen zëvendësuesin e Ramos dhe Varanes në Francë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Reali gjen zëvendësuesin e Ramos dhe Varanes në Francë

news image

Real Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germainit, brazilianin Marquinhos, përcjellë të martën “Le Buteur”.

Mësohet se te Reali po e shohin Marquinhosin si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes.

Madje, braziliani po shihet si zëvendësim për Sergio Ramosin e Raphael Varanen, të cilët pritet të largohen nga Reali në fund të sezonit.

Marquinhos është kapiten i PSG-s dhe këtë sezon ka 34 ndeshje, ku ka shënuar pesë gola e ka bërë një asistim.

26-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024 kurse ka edhe 47 ndeshje e dy gola të realizuar për Përfaqësuesen e Brazilit. Marquinhos është pjesë e PSG-s prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Roma./Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin