image Reali, Barça e Atletiko ndalen me barazime në xhiron e parafundit të La Ligas

Futboll

Reali, Barça e Atletiko ndalen me barazime në xhiron e parafundit të La Ligas

news image

Sot u zhvilluan nëntë përballje të xhiros së parafundit në La Liga.

Të gjitha katër skuadrat e para në tabelë janë ndalur me barazime në këtë xhiro.

Real Madridi barazoi si mysafir i Cadizit me rezultat 1-1.

Me po të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida mes Atleticos e Sevillas.

Ndërsa Barcelona barazoi si mysafir i Getafes me rezultat pa gola 0-0.

Me një xhiro para fundi, Real Madridi kryeson me 85 pikë të mbledhura, teksa Barcelona zyrtarisht siguron pozitën e dytë në tabelë me 73 pikë të mbledhura.

Atletico Madridi mbetet e treta me 68 pikë, ndërsa Sevilla e katërta me 67 pikë, teksa Betisi i pesti me 64 pikë.

/GazetaSinjaliSport/