image Real Madridi ultimatum Sergio Ramosit, deri në fund të marsit duhet të vendos të ardhmen

Futboll

Real Madridi ultimatum Sergio Ramosit, deri në fund të marsit duhet të vendos të ardhmen

news image

Real Madridi e dëshiron me këmbëngulësi rinovimin me Sergio Ramosin, por nuk do ta presin edhe gjatë – pasi drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum mbrojtësit spanjoll.

Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po rinovon kontratën me kushtet e ofruara nga klubi.

Presidenti Florentino Perez i ka afruar mbrojtësit zgjatjen e bashkëpunimit edhe me një tjetër vit, me opsionin edhe për vitin e dytë.

Kjo ofertë që i ka pëlqyer 34-vjeçarit, i cili ka gati një ofertë tre vjeçare nga PSG.

Marca raporton se pavarësisht raportit shumë të mirë mes Perez dhe Sergio Ramos, ky i fundit ka kohë deri në fund të muajit mars për të dhënë një përgjigje.

Nëse Ramos nuk rinovon atëherë Reali do të përpiqet ta zëvendësojë me David Alaban i cili do të largohet nga Bayern Munich këtë verë falas.  /Gazeta Sinjali Sporti/