image Real Madridi triumfon thellë ndaj Levantes, Vinicius Jr realizon het-trik

Futboll

Real Madridi triumfon thellë ndaj Levantes, Vinicius Jr realizon het-trik

news image

Real Madridi ka triumfuar thellë ndaj Levantes në Bernabeu.

‘Galaktikët’ kanë fituar me rezultat 6-0 ndaj Levantes.

Vetëm në 45 minutëshin e parë u realizuan plot katër gola, me Forlan Mendy që hapi sfidën me golin e shënuar në minutën e 13-të, për t’u dyfishuar shpejt epërsia nga Benzema në minutën e 19-të.

Dy brazilianët Rodrygo e Vinicius Jr ngritën epërsinë e Realit në minutat 34′ respektivisht 45′ për të shkuar në pushim me avantazhin e katër golave.

Pjesa e dytë i takoi brazilianit Vinicius Jr i cili shënoi dy golat e tjerë në minutat 68′ dhe 83′, me ç’rast kompletoi het-trikun e tij për t’i dhënë klubit një fitore të thellë me rezultat 6-0.

Madrilenët me këtë fitore arrijnë në kuotën e 84 pikëve teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

/GazetaSinjaliSport/