image Real Madridi triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve për të 14-ën herë në histori të klubit

Futboll

Real Madridi triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve për të 14-ën herë në histori të klubit

news image

Real Madridi është fituese e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021-22.

Madrilenët mposhtin Të Kuqtë e Liverpoolit me rezultat 1-0, për të triumfuar në finale.

Goli i Vinicius Jr ishte vendimtar i kësaj finale, i cili shënoi në minutën e 59-të pas një asistimi nga Valverde.

Më meritori i këtij triumfi të madrilenëve është padyshim portieri belg, Thibaut Courtois i cili zhvilloi ndeshjen e tij të jetës ndaj Liverpoolit, duke qenë kyç në fitoren e skuadrës me pritje të jashtëzakonshme.

Real Madridi zgjeron rekordin si skuadra më e suksesshme në histori të Ligës së Kampionëve, duke shkuar tani në 14 tituj.

Ndërkohë që Liverpooli mbetet me 6 tituj të Ligës së Kampionëve, në nivel me Bayernin, teksa Milani mbtetet e dyta me 7 tituj.

/GazetaSinjaliSport/