image Real Madridi pret oferta për Varanen, mësohet edhe vlera e francezit

Futboll

Real Madridi pret oferta për Varanen, mësohet edhe vlera e francezit

news image

Real Madridi është duke u bërë gati që të shesë Raphael Varanen dhe po presin oferta nga klubet evropiane.

Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, presidenti Florentino Perez është i hapur për idenë e shitjes së mbrojtësit francez që ka zhgënjyer me formën e tij.

Mediumi spanjoll raporton se Varane do të largohet nga Santiago Bernabeu, me kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2022.

Los Blancos nuk duan të rrezikojnë që lojtari të largohet si i lirë, andaj në këtë verë presin oferta për kartonin e tij.

Raportohet se nëse ndonjë skuadër ofron 70 milionë euro, atëherë Perez do të bëjë marrëveshje.

Real Madridi ende nuk ka ndonjë shënjestër për të zëvendësuar Varanen, por që mund të ofrojnë David Alaban që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon. /Gazeta Sinjali Sport/