image Real Madridi po përgatit një ofertë për Lautaro Martinezin

Futboll

Real Madridi po përgatit një ofertë për Lautaro Martinezin

news image

Çështjet financiare te Interi mund të detyrojnë “Nerazzurët” të sakrifikojnë Lautaro Martinezin dhe Real Madrid thuhet se është i gatshëm të bëjë një ofertë për argjentinasin.

23-vjeçari ka bërë përshtypje vitet e fundit dhe shënoi 16 gola në 36 ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Vitin e kaluar, ai ishte afër bashkimit me Barcelonën, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tuttosport raporton se ai mund të sakrifikohet këtë verë për të ndihmuar Interin në problemet e tyre financiare dhe gazeta pretendon se një ofertë e madhe mund të mbërrijë nga Spanja.

Gjiganti i La Ligas, Real Madrid është i interesuar për përfaqësuesin argjentinas dhe raporti pretendon se ata do t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë me vlerë 9 milionë euro në sezon, dy herë më shumë sesa Interi është i gatshëm të ofrojë në rinovimin e mundshëm.

Gazeta pretendon se Real Madrid do të ofrojë 90 milionë euro./Gazeta Sinjali Sporti/