image Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

Futboll

Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

news image

Marca raporton se Real Madridi nuk ka ndërmend të rikthejë Cristiano Ronaldon nga Juventusi, pasi ata janë përqendruar në lojtarë të rinj.

Biankonerët kanë qenë të etur të tregojnë se ata nuk dëshirojnë të shesin portugezin, edhe pse kontrata e tij po mbaron në vitin 2022.

Tani gazeta spanjolle Marca gjithashtu raporton që Real Madrid nuk është i interesuar për një rikthim të fituesit të pestë herëve të Topit të Artë.

Kjo sepse ata janë të përqendruar në investime në talente të rinj për të ardhmen, kështu që në vend të kësaj do të përdornin ato para për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Marca gjithashtu bën të ditur se e njëjta gjë është e vërtetë për Gareth Balen, i cili aktualisht është i huazuar në Tottenham Hotspur.

Nëse Spurs nuk do ta blejë Balen plotësisht, ai nuk do të ishte përsëri i mirëpritur në Madrid./Gazeta Sinjali Sporti/