image Real Madridi i gatshëm për transferimin e mbrojtësit Wan-Bissaka

Futboll

Real Madridi i gatshëm për transferimin e mbrojtësit Wan-Bissaka

news image

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është i gatshëm të tentojë transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, transmeton Sinjali Sport.

Drejtuesit e Realit po kërkojnë një nënshkrim të ri, mbrojtës të djathtë afatgjatë këtë verë dhe Wan-Bissaka kryeson listën e tyre të shkurtër të opsioneve.

Sipas mediumit Okdiario, drejtuesit e Realit pranojnë se ata do të duhet të paguajnë shumë për të bindur Unitedin për të shitur lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për anglezin.

“Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë. Ata kanë më të mirin që është Dani Carvajal, megjithëse problemi është dëmtimi”, ka thënë një gazetar i mediumit.

“Madridi ka Alvaro Odriozolan dhe Eder Militao gjithashtu mund të luajnë aty. Odriozola konsiderohet të mos ketë pasur progresin e pritur”.

“Një tjetër që magjeps është një mbrojtës i djathtë anglez, një mbrojtës i shkëlqyeshëm me emrin Aaron Wan-Bissaka”, përfundoi gazetari i njohur. /Gazeta Sinjali Sporti/