image Real Madridi fiton titullin e La Ligas për herë të 35-të në histori të klubit

Futboll

Real Madridi fiton titullin e La Ligas për herë të 35-të në histori të klubit

news image

Real Madridi është shpallur edhe zyrtarisht kampion i La Ligas, pas fitores së thellë në shtëpi ndaj Espanyolit 4-0.

Braziliani Rodrygo i dha epërsinë prej dy golave pas pjesës së parë, me golat në minutat 33′ dhe 43′.

Në pjesën e dytë, ‘galaktikët’ nuk u ndalën teksa fillimisht realizoi Marco Asensio në minutën e 55-të ndërsa Karim Benzema realizoi golin fundit i cili vulosi fitoren e madrilenëve.

Ky është titulli i 35-të i Real Madridit në La Liga, duke qëndruar në nëntë më shumë sesa përcjellësi i dytë Barcelona e cila gjendet me 26 tituj të La Ligas.

/GazetaSinjaliSport/