Real Madrid dhe Emirates kanë zyrtarizuar vazhdimin e partneritetit të tyre historik, duke e zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2031.
Sipas njoftimit zyrtar, kompania e linjës ajrore do të vazhdojë të qëndrojë në fanellën e “Los Blancos”, duke forcuar një nga bashkëpunimet më të suksesshme në futbollin botëror.
Me marrëveshjen e re, Real Madridi pritet të përfitojë rreth 100 milionë euro në sezon, duke u bërë lider absolut në të ardhurat nga sponsorizimet e fanellës në La Liga. Partneriteti mes dy palëve, i nisur në vitin 2011 dhe i forcuar në 2013, pritet të zgjasë rreth dy dekada.
Bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te ekipi i parë i meshkujve, por përfshin edhe ekipin e femrave, basketbollin dhe akademinë e klubit.
Të dyja palët e kanë cilësuar marrëveshjen si një aleancë strategjike që ka ndikuar në sukseset e klubit dhe në rritjen globale të markës së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!