image Real Madrid del me komunikatë zyrtare në lidhje me humbjen e djalit të Ronaldos

Futboll

Real Madrid del me komunikatë zyrtare në lidhje me humbjen e djalit të Ronaldos

news image

Cristiano Ronaldo pak çaste më parë njoftoi për lajmin e trishtë ku kishte humbur jetën njëri nga binjakët që po e priste me gruan, Georginan.

Pas këtij lajmi, kanë reaguar shumë klube e futbollistë duke shprehur keqardhje për portugezin.

Ndër ekipet që kanë shprehur ngushëllime për portugezin është edhe skuadra e tij, me të cilin realizoi 450 gola, Real Madridi.

Real Madrid C. F., presidenti i tij dhe bordi i drejtorëve janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej fëmijëve që i dashuri ynë Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, prisnin.

“Real Madrid ndan dhimbjen e familjes dhe dëshiron t’u dërgojë atyre ngrohtësinë tonë“, shkruhej në komunikatën e ekipit madrilen.

/GazetaSinjaliSport/