image Real Madrid afër titullit të kampionit, arrin përsëri fitore

Futboll

Real Madrid afër titullit të kampionit, arrin përsëri fitore

news image

Skuadra e Real Madridit arriti që edhe në ndeshjen e sotme të luajtur kundër Alaves të dalë fitues me rezultat 2-0.

Epërsinë skuadrës së Real Madridit ja dha Benzema në minutën e 11-të, ku ishte i saktë në gjuajtjen e tij nga penalltia, shkruan Gazeta Sinjali.

‘Mbretërit’ arritën të dyfishonin rezultatin në minutën e 50′, me golin e shënuar nga Asensio, i cili u asistua nga Benzema.

Me këtë fitore madrilienët i janë afruar titullit të kampionit pasi që tashmë janë 4 pikë larg Barcelonës./Gazeta Sinjali/