image Reagon Trump: Ishte akt frikacakësh
[wp-story id="814678"]

Botë

Reagon Trump: Ishte akt frikacakësh

news image

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në El Paso të Teksasit kur një 21-vjeçar iu mori jetën 20 personave duke lënë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump.

Ai e përshkroi ngjarjen si një sulm të tmerrshëm, ndërsa tha se autoritetet po punojnë në zbardhjen e saj.

Trump e quajti këtë si një akt frikacakësh dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye që do të justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

“Të shtënat e sotme në El Paso në Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishte një veprim frikacakësh. Nuk ka asnjë arsye që ndonjëherë do të justifikojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shkroi ai në Twitter.

21-vjeçari i identifikuar nga mediat si Patrick Crusius hyri në një supermarket duke hapur zjarr./Sinjali/