image Reagon presidenti Thaçi pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Evropë

Reagon presidenti Thaçi pas tërmetit shkatërrues në Turqi

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Izmir të Turqisë.

Thaçi ka shkruar se Kosova qëndron krah qeverisë dhe popullit turk.

“Thellë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Njoftohet se tërmeti me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

/GazetaSinjali/