image Reagon përsëri Feraj: Vendit i kam dal zot, shumë kohë para Ramushit

Politikë

Reagon përsëri Feraj: Vendit i kam dal zot, shumë kohë para Ramushit

news image

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj ka thënë së që nga viti 1979 ka filluar t’i dalë zot vendit me çështje kombëtare, madje edhe para kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Feraj në Prime Time tha se Kurtin e mbrojti nga deklarata e Haradinajt si bashkëluftëtar i shtetndërtimit.

“Nuk kam filluar t’i dalë zot vendit me z.Kurtin. E kam filluar shumë para Ramushit, që nga 1979. E vazhdojë në Kosovë e në Shqipëri. Është çështje që e kam bërë tërë jetën. Unë kam qenë në mërgatë, në Kosovë, në Shqipëri. Kurtin po e mbrojë si bashkëluftëtarë në çështjen e shtet ndërtimit të Kosovës”, tha Feraj në Prime Time.

/GazetaSinjali/