image Reagon Lista Serbe pas ndalimit të ekipit serb: Po vazhdon politika e vjetër anti-serbe në Kosovë

Kosovë

Deklaratë/ Reagon Lista Serbe pas ndalimit të ekipit serb: Po vazhdon politika e vjetër anti-serbe në Kosovë

news image

Lista Serbe ka reaguar pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga” gjatë ditës së djeshme.

Sipas LS-së “kjo ndalesë është bërë me vlerësimin se ishte një vazhdim i praktikës së motivuar politikisht të qeverisë së mëparshme në Prishtinë, gjë që i pengoi të rinjtë serb të praktikojnë sporte”.

“Populli serb pret që qeveria e sapokrijuar në Prishtinë të shfuqizojë të gjitha vendimet e paraardhësve të saj që rrezikojnë jetën normale të të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe ndaj të cilëve po bëhet segregacion klasik ndaj qytetarëve në baza kombëtare”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste, raporton Tanjug.

Ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga”, të dielën i është ndaluar hyrja në Kosovë pasi nuk ka pasur leje nga autoritetet kosovare.