image Reagon kryetari i Zubin Potokut: Me ose pa tabelë, këtu është Serbi

Kosovë

Reagon kryetari i Zubin Potokut: Me ose pa tabelë, këtu është Serbi

news image

Kryetari i Zubin Potokut, Srxhan Vulloviq ka reaguar pas largimit të tabelës së vendosur nga serbët në hyrje të Zubin Potokut, në afërsi të vendkalimit në Bërnjak me mbishkrimin “Republika Srbija, APK Kosovo i Metohija – Opstina Zubin Potok” (Republika e Serbisë, KA e Kosovës – Komuna Zubin Potok).

Vulloviqi ka porositur serbët që të mos bien pre e provokimeve të shqiptarëve dhe ka siguruar ata se shteti i Serbisë ka në dorë gjithë pjesën veriore të Kosovës.

Tabela me përmbajtje të njëjtë janë vendosur në ndërtesat e komunave veriore, në institucione shkollore e shëndetësore./Gazeta Sinjali/