image Reagon Haxhiu për rastin 'thirrjet': Është dëshmi e angazhimit tonë për të drejtën

Politikë

Reagon Haxhiu për rastin ‘thirrjet’: Është dëshmi e angazhimit tonë për të drejtën

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sekuestrimit të 2 milionë eurove, 9 veturave dhe ngrirjes së 700 mijë eurove në rastin ‘thirrjet’ ku janë të përfshirë 24 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka thënë se veprimet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dëshmi se qeveria po angazhohet në krijimin e shtetit të se drejtës.

Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë. Veprimet institucionale kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të dhënë dëshminë tonë në angazhimin e shtetit të së drejtës”, ka shkruar ministrja.

Tutje ajo ka shtuar se të gjitha institucionet e drejtësisë do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë.  /Gazeta Sinjali/