image Reagon grupi “ The Bloody Alboz”, pasi u tha se reperi që u rrah nga Stresi ishte anëtar i TBA-së

Bota e Yjeve

Reagon grupi “ The Bloody Alboz”, pasi u tha se reperi që u rrah nga Stresi ishte anëtar i TBA-së

news image

Grupi “The Bloody Alboz”, apo i njohur si TBA ka reaguar pasi në media është duke qarkulluar një video ku rrihet brutalisht reperi BKM e që për të u tha se ishte anëtar i TBA-së.

TBA ka bërë të ditur se ai nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i këtij grupi.

“Nuk ka lidhje me TBA, ska qene kurrë TBA”, thuhet në reagim.

Tutje ata këto lajme i kanë quajtur si keqinformim i publikut.

Ndryshe ky reagim ka të bëjë me sherrin në mes dy rep-artistëve, ku kësaj radhe i përfshirë ishte Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”. Ai së bashku me grupin e tij Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”, për të cilin u raportua se ishte në grupin e TBA-së,.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.

Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk am gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë.

/GazetaSinjali/