image Reagimi i parë kundër masave të reja: Kryeministër, s'mund t'i mbyllësh xhamitë se shkarkohesh

Politikë

Reagimi i parë kundër masave të reja: Kryeministër, s’mund t’i mbyllësh xhamitë se shkarkohesh

news image

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas paralajmërimeve të masava të reja që i bëri sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se Hoti do të shkarkohet nëse i mbyllë xhamitë.

 “Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh! Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19. Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës. Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ai i kërkoi Hotit që të mos bëhet si ish-kryeministri Kurti, që pasi humbi postin, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në Prishtinë.

“Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës. Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë. Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.”, përfundon ai. .

Në mesin e masave të reja, Hoti ka përmendur edhe ndalimin e tubimeve dhe riteve fetare.

Sot, kryeministri Hoti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka paralajmëruar masa të reja ndaj COVID-19. Masat do të prezantohen sonte në mbledhjen elektronike të qeverisë, ku pritet edhe të miratohen./Gazeta Sinjali/