image Reagimi i Dua Lipës pasi policia e ndaloi se nuk respektoi rregullat e pandemisë

Bota e Yjeve

Reagimi i Dua Lipës pasi policia e ndaloi se nuk respektoi rregullat e pandemisë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi duke u marrë me xhirimet e klipit të saj më të ri. Mirëpo, sipas “The Sun” xhirimet e klipit janë ndërprerë për shkak se nuk ishin respektuar rregullat kundër përhapjes së koronavirusit.

“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës sipas “The Sun”, ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Dua ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha.

Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër koronavirusit.

Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka pasur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim”, ka shkruar këngëtarja. /Gazeta Sinjali/