image Reagimi i deputetes së Vetëvendosjes ndaj komentuesve që i thanë se po plaket - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Reagimi i deputetes së Vetëvendosjes ndaj komentuesve që i thanë se po plaket

news image

Aktorja, Adriana Matoshi tashmë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdon të jetë shumë e komentuar në rrjete sociale.

Kohëve të fundit ajo është vazhdimisht ka replikuar me komentuesit në rrjetet sociale, e një gjë të tillë e ka bërë edhe ku iu është përmendur mosha e saj.

“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ka shkruar Matoshi.

/GazetaSinjali/



Shpërndaje artikullin