Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 86-vjeçar është gjetur i varur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se ekipi i emergjencës mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.”, tha ai.
Sinjali mësoi se viktima është Muhamet Pozhegu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!