image Rasti i fundit pozitiv në Pejë ka qenë në vetizolim për dy javë

Kosovë

Shëndetësi/ Rasti i fundit pozitiv në Pejë ka qenë në vetizolim për dy javë

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se rasti që mbrëmë ka dalë pozitiv në Komunën e Pejës ka qenë një person i izoluar prej dy javësh dhe ai nuk përbën ndonjë burim të ri infeksioni.

Ai tha se gjendja në këtë komunë sa i përket COVID-19 po shkon drejt normalizimit dhe se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe në raste të caktuara u shfaqën simptoma.

“Vlen të theksohet se shumica e tyre janë në trajtim shtëpiak”, tha Loci për RTV Dukagjini.

Loci tha se numri i të shëruarve në këtë komunë tashmë e ka kaluar atë të infektuarve.

“Shumica e të prekurve të përgjithshëm në Pejë tashmë konsiderohen të shëruar dhe ata që janë ende të prekur me COVID-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ai./Gazeta Sinjali/